Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë.
Edhe pse institucionet kosovare kanë bërë disa kërkesa ndaj KFOR-it, ende nuk është mbyllur.
Lajmin e ka bërë të ditur, zyrtari për medie në KFOR, Daniele Riggio, duke iu referuar një zyrtari të NATO-s.
“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.
Ndërkohë kujtojmë se lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 12, teksa ukrainasit janë të vendosur për të mbrojtur vendin e tyre. Shumë shtete kanë marrë masa dhe kanë vendosur sanksione të ashpëra për Rusinë por kjo nuk ka mjaftuar që të lihet lufta dhe konflikti të zgjedhet në tavolinë me diplomac