Rusia paralajmëroi të hënën se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi vazhdon dhe ndalon naftën ruse.
Zëvendëskryeministri, Alexander Novak, u shpreh se një veprim i tillë do të çonte në “pasoja katastroike” për furnizimin global dhe do të çonte në dyfishimin e çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar një ndalim të mundshëm me aleatët si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën.
BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.