Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një masë më të lehtë.
Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.