Ai shton se është në detyrë pikërisht prej fuqisë së popullit, që sipas tij nuk ka lidhje me pakicën që shan dhe mallkon.
“Për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqiperinë, përballet me pasojat e para fare të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdojë asgjë nuk do kisha bërë dhe s’kam pritur ata që shajnë e ulerijnë as për të mbrojtur familjen tënde nga rritja e çmimit të energjisë dhe as per t’ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot, do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave!
Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyre pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjikën e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”, shkruan kryeministri Edi Rama.