Pas pushtimit rus/ Ç’po ndodh në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias

1 Minuta Lexim

Njëmbëdhjetë inxhinierë rusë të energjisë kanë mbërritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia (NPP), duke pretenduar se termocentrali tani kontrollohet nga Rosatom Corporation. Deklarata përkatëse është bërë nga Energoatom National Nuclear Generating Energy Company of Ukraine në Telegram.

Rregullatori bërthamor rus, Rosatom, ka bërë me dije se aktivitetet për të siguruar funksionimin e sigurt të termocentralit bërthamor po kryhen në koordinim me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Më tej kompania shprehet se një ekip specialistësh rusë po punojnë për të rivendosur energjinë në termocentral. Zyrtarët e Rosatom thanë gjithashtu se personeli ukrainas mbetet nën kontrollin e centralit të Çernobilit dhe Zaporizhzhia.

Ndërkohë ky lajm vjen pasi kreui kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës, Energotatom, tha dje se centrali Zaporizhzhia po menaxhohet nga inxhinierët rusë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull