Pellazgët, parardhësit e parë të shqiptarëve

19 Minuta Lexim

Akademia e Shkencave në Tiranë dhe akolitët e saj në Prishtinë e gjetkë refuzojnë me pa justifikim dhe ndonjë studim serioz të pranojnë Pellazgët si paraardhësit e parë të Shqiptarëve. Nga ana tjetër, ajo pohon pa ndonjë provë të prekshme ose argument bindës se vetëm Ilirët janë paraardhësit e Shqiptarëve!? Kjo “akademi” me sa duket injoron historinë arkaike (edhe më pak historinë para helene) të Greqisë dhe shkrimet antike ku të gjithë autorët e lashtës, pa përjashtim, pohuan se Pellazgët ishin paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.

Ata u transmetuan helenëve një pjesë të madhe të gjuhës, kulturës dhe legjendave të tyre. Mbretërit e parë të Athinës, nga të cilët Cekropsi ishte mbreti i saj i parë dhe jo Kranaosi që ishte pellazg, qenë me origjinë egjiptiane nga dinastia Saite e deltës të Nilit në perëndimin e Egjiptit në shekujt VIII-VII p.e.s. Në Këngën XVI, 233-236 në Iliadë Zeusi konsiderohej si një zot apo mbret Dodonas (kryeqyteti i “kultit” pellazg) dhe Pellazg. Tek Herodoti  Jonët  ishin Pellazg para se te bëheshin Helen. etj.

Ndërsa unë pohoj në të gjitha shkrimet e mia dhe tezën time, me zë të lartë dhe të qartë, se gjatë katër shekujve të ashtuquajtur të “errët” 1200 – 800 p.e.s.  nuk ka të dhëna që provojnë ekzistencën e Helenëve gjatë asaj periudhe aq të largët dhe aq të errët. Mikenasit nuk mund të ishin Helenë sepse helenët nuk ekzistonin në kohën e tyre. Lufta e Trojës, domethënë ajo e shekullit XX p.e.s. dhe më herët, nuk i përkiste luftës e vërtetë të Helenëve dhe as periudhës të quajtur mikene sepse në atë kohë ekzistonin vetëm Pellazgët. Domethënë një litani që vazhdoj për 2500 vjet me mashtrime të gëlltitura nga shumica të autorëve modern si dhe disa ideologë në fundin e shekullit XIX.

Të bazohesh tek Ilirët për të përcaktuar origjinën e Shqiptarëve është sikur dikush të më thotë se unë jam pasardhës i babait tim dhe jo i gjyshit tim! Kjo dëshmon se ata që janë të kacagjelthur në Akademinë e Tiranës nuk kanë shfletuar as edhe një faqe të vetme të shkrimeve të autorëve antikë ose i kanë lexuar gabimisht apo keqlexuar Ata sigurisht nuk janë të vetëdijshëm se emri “Ilir” (p.sh., Peonët tek Iliada) ishte “si emër” (jo si popull!) i njohur vetëm që nga shekulli VII p.e.s. dhe u citua në shkrimet e lashta vetëm në shekullin e VI p.e.s. në kohën e poetit Pindari.

Për më tepër, Herodoti dhe Tukididi i konsideruan ata si një popull “i lirë” dhe i “pavarur” pasi vetë, pa dyshim, ata e konsideronin veten si të tillë, domethënë popull (jo shtet) “i lirë, të lirë”. Më pas ai emër cilësor u përhap si një “etnonim” kur bëhej fjala vetëm për shumë “fise  pellazge” të lirë dhe të pavarur pas humbjes të sovranitetit të Pellazgëve pas pushtimit helen në shekullin VIII p.e.s. Në Europën juglindore, emri Ilir u shfaq në perëndim kurse në lindje ai Trak. Origjinën e këtij emri e kam shpjeguar në librin tim të parë në vitin 2003.

Ai  popull “trako-ilir” i fiseve pellazge ishte i përbërë nga principata dhe mbretëri të vogla,  një traditë tipike dhe mijëvjeçare pellazge. Ata ishin të mbijetuarit e fundit të Pellazgëve emri i të cilëve përfundoi duke u shkrirë me atë të pasardhësve të tyre të fundit, Ilirët dhe Trakët. Për shembull, një mbret Taulant nuk u quajt kurrë “mbret ilir” por “mbret i taulantëve”, mbreti i Dasareteve dhe Autariateve e quajtën veten përkatësisht “mbret i Dasareteve” dhe “mbret i Autariateve” dhe jo  mbretër Ilirë. Të huajt, a posteriori, i quanin mbretër “Ilirë”. Janë të tjerët që i quajtën ata ilirë!

Ishin sidomos romakët të cilët, më vonë kishin një mori perandorësh me origjinë trako-ilire si Aureliani, Diokleciani dhe Konstantini, që përhapën dhe përgjithësuan përfundimisht emrin “ilir”…a posteriori. Para tyreve emrat e  Frigasve, Dardanëve ose Trojanëve kishin pësuar të njëjtin fat pas një integrimi dhe asimilimi shumë të ngadaltë me kalimin e kohës dhe shumë para tyre Lelegët, Karienët, Liqienët, Ligurët, Iberët, Filistinët, etj. kishin pësuar të njëjtin fat. Të gjithë ata popuj Frigjianë, Trojanë, Dardan, Friggjian, Trakë, Peonë, Moskë, etj.  i gjejmë në Iliadë përballë Akeasve, Danaenëve, Kademenëve me origjinë Egjipto-Feniko-Asiriane.

Iliada dhe Odisea janë shkrimet e vetme të para në kuptimin e ngushtë të termit që u “shkruan” vetëm në kohën e Pizistratit ne mes të shekullit VI p.e.s. Helenët, Dorianët dhe Ilirët nuk përmenden në poezitë epike dhe veçanërisht tek Iliada e Odisea. Në të vërtetë emri “i lirë” citohet me njëfarë frekuencë vetëm  pas botimit të Iliadës në mes të shekullit të VI p.e.s. Ata u përmenden rregullisht në kohën e Pindarit, 518 – 438 p.e.s. E njëjta gjë ndodhi edhe për Pelopidët, përfshirë Pelopsin, i cili ia dha emrin Peloponezit i cili më parë qe i quajtur “Pellazgia”.

Nuk përmenden as Helenet, as Jonët (të Jonit) dhe as Dorianët (dorët, popull “autokton, i tokës tonë) popull pellazg që ishte nën shërbimin të pushtueseve “Spartian”, emër që në gjuhën egjiptiane shkruhet SPRT (gjuhë bashkëtingëllore). Me përjashtim të emrave Pellazg, Jonian, Trak, Frigjian, Etrusk, emrat e cituar më sipër nuk përmenden në dokumentet Hitite, Egjiptiane, Asiriane ose Ugaritike.

Së fundmi, për të mbyllur çështjen mbi Ilirët, duhet të theksohet se Romakët pas pushtimit  të trojave “Ilire” në vitin 168 p.e.s. krijuan Provincën Romake “Illyrii Proprie Dicti” domethënë “Iliria e emërtuar saktë”. Duhet theksuar se ky emër i përgjithshëm  “Ilir” (i lirë) u kthye si etnonim nga gjithë të huajt sikur shumë më vonë u bë fati i emrit Albania, Albani, Albanie për të emëruar “Shqipërinë” pas mbretërimit të Skënderbeut. Krijimi i “Provincës ilire” nga romakët zvogëloi ndjeshëm trojat e vërtetë të pellazgo-trako-ilirëve që përfshinin  të gjithë gadishullit të Evropës Jug-Lindore dhe shkonte nga të dy brigjet e Danubit deri në Kretë para shfaqjes së Helenëve, Romakëve, Sllavëve , Bullgarëve, Hungarezëve (si dhe, me në veri, Finlandezëve dhe Estonezëve me origjinë Uralo-Ugriane), Bizantinët dhe Osmanët. Kjo provincë Romake shtrihej në të gjithë bregdetin Adriatik nga Istria deri në Epir.

Harta e Ilirisë e krijuar nga Romakët është mashtruese sepse “trojat” ilire (të lirë dhe të pavarur) ishin më shumë të gjëra dhe më të mëdha se ajo copë vendi e krijuar nga Romakët dhe e quajtur “Provinca Ilirii proprie dicte”. Fatkeqësisht të gjithë gjeografët, historianët, arkeologët, etnologët dhe gjuhëtarët kanë ruajtur vetëm këtë hartë reduktuese për të përcaktuar kufijtë të Ilirisë të mëparshme që shtrihej nga dy brigjet e Danubit deri në Epir/Çamëri dhe nga Aadriatiku deri në Traki. Është e  çuditshëm që  arkeologët dhe historianët shqiptarë përdorin deri më sot vetëm përvijimet e kësaj harte mashtruese të kohës romake!

Sa për Homerin, ai mbetet një personazh i diskutueshëm dhe disa pretendojnë se ai ishte i verbër ose kurrë nuk ka shkruar ose ishte një poet i shkëlqyer. Ai për mua sigurisht ka ekzistuar, por që kurrë nuk shkroi me të voglin fjalë të poezive epike, sepse ai ishte një rapsod “pellazg” analfabet i cili recitonte poezitë epike përmendësh (poezi të traditës  “gojore” pellazge). Ai shkonte nga qyteti në qytet, nga pallat në pallate, nga festa në festë për të lavdëruar heronjtë të shekujve të  mëparshëm dhe Helenët e hasën atë rapsod kur mbërritën në Pellazgji.

Shumica e historianëve modernë, arkeologë, gjuhëtarë, mitologë dhe të tjerë kanë mbetur të habitur, të turbulluar dhe të pasigurt se me çfarë këmbë të vallëzojnë përpara një ngatërrese të pazgjidhshme! Pse? Për shkak se e gjithë historia e Antikitetit, legjendat, kronologjia midis zonave të tjera, u modifikuan, u rafinuan dhe madje u manipuluan nga pushtuesit helenë që kur arritën në tokën e Pellazgëve! Unë nuk do të rishkruaj pjesën kryesore të tezës time këtu, por thjesht do të jap dy shembuj që janë thelbësorë për të kuptuar të gjitha këto përvetësime, manipulime dhe mashtrime.

Së pari, për të provuar se ata ishin një popull autokton, helenët me mbërritjen e tyre krijuan një “përmbytje” e cila do të shkatërroje gjithçka që ekzistonte më parë, domethënë civilizimin pellazg. Të vetmit që mbijetuan nga kjo përmbytje ishin, si më magji, Deukalioni dhe gruaja e tij Pirrha djali i të cilëve Hellên është bërë “eponim” i një qytetërimi të ri. Duke hyrë në të gjitha hollësitë dhe misteret e asaj historie, dora e manipuluesit bëhet shumë e qartë. Janë ndërhyrë perëndi ose heronj të huaj egjiptianë, fenikas dhe asirianë që i bëjnë të rrjedhun nga Zeusi pellazg, martesa të përziera, etj.

Prandaj duhet të kemi një mendje të zhvilluar kritike, kulturë të gjerë, largpamësi të madhe dhe madje të jemi vizionar për të qenë në gjendje të ndajmë bykun nga grurin. Për më tepër, në shekullin  III – II p.e.s. një matematikan Eratosteni (276 – 194 p.e.s.) shpiku datën 1193/4-1183/4 për Luftën e Trojës. Ai nuk tregoi ndonjë provë dhe ka shkrojtur për një luftë në lidhje me Helenët kur ato ”nuk ekzistonin” akoma në atë kohë të largët dhe ndërkohë kishin qenë edhe “katër shekuj të errët” (1200 – 800 p.e.s.) ku nuk gjehet ndonjë provë që vërteton ekzistencën e Helenëve të cilët u shfaqën pas shekullit VIII p.e.s.!

Si rezultat, Helenët, si manipulues profesionistë, shndërruan një Luftë shumë të lashtë të Trojës, domethënë midis viteve 1800 – 1200 p.e.s. dhe bilës edhe me herët tek Troja VI dhe VII e arkeologëve, në një luftë të vërtetë midis pushtuesve të rinj Helenë (Akeas, Danaen, Kadmean, Pelopidë) dhe Pellazgëve të Azisë së Vogël (Trojan, Frigas, Dardanë, Trakë, Peonë, Meonas, Moskë, etj). Troja VIII e arkeologëve qe një luftë që unë e zhvilloj rreth viteve 720 – 680 p.e.s. Kështu pra, që atëherë, të gjithë para historianët, historianët, arkeologët, kronologët, etnologët, antropologët, gjuhëtarët i bazojnë studimet e tyre mbi antikitetin grek në një datë të rremë apo jo të saktë.

Deri më sot, të gjitha datat e antikitetit helen janë ose të diskutueshme ose të dyshimta. Për më tepër disa kronologë pohojnë se të gjitha datat që dimë që nga lojërat e para olimpike në vitin 776 p.e.s., datë që shumë autorë e konsiderojnë si fillimi i qytetërimit helen, duhet të ulen me të paktën 60 vjet. Kështu që kjo është një pjesë e vogël e argumenteve të studimeve dhe kërkimeve të mia të gjata dhe të mundimshme që vejnë në dyshim “historinë e pranuar zakonisht”. Kjo është arsyeja pse u deshën më shumë se pesëdhjetë vjet për të zbuluar mashtrimin më të madh të historinë njerëzore.

Akademia e Tiranës nuk ka pasur me të voglin  kuriozitet ose prirjen për të marrë një kopje të tezës sime në frëngjisht e botuar më 2016 ose e botuar në Shqip në Dhjetor 2021 Ajo do të kishte gjetur të gjitha përgjigjet për pyetjet që injoronte dhe do të kish gjetur të gjitha shpjegimet, analizat e thella, argumentet bindëse, dëshmitë dhe të gjitha referencat e verifikueshme. Janë 909 shënime dhe referenca në tezën time! Është e qartë se kjo Akademi u mbyll në kullën e saj të fildishtë dhe është dyndur në një mënyrë të keqe, e cila mund ta çoje vetëm në një rrugë pa krye. Kjo dëshmon se në Shqipëri nuk ka historianë të vërtetë të specializuar për Antikitetin e lashtë, madje as një “katedër” Antikiteti në universitetet shqiptare nuk ekziston deri më sot! Më një anë tjetër kam vërejtur se vetëm arkeologët flasin për histori gjë që nuk është specialiteti i tyre.

 

Për më tepër, kjo Akademi duke mos i konsideruar Pellazgët si para ardhës të shqiptarëve i ka lënë derën hapur Greqisë e cila automatikisht do të hidhet me këtë rast për të deklaruar zyrtarisht se Pellazgët nuk janë paraardhësit e Shqiptarëve por të helenëve. Në këtë mënyrë rrethi plotësohet dhe kjo sigurisht që do të kënaqi egon e Akademisë e cila do ta duartrokasë ngrohtësisht këtë vendim dhe do t’u japë arsye që të ketë konsideruar Ilirët si para ardhësit  të vërtetë të shqiptarëve. Por ata që nuk gënjehen do të shohin aty një bashkëveprim të papranueshëm dhe të turpshëm mes grekëve dhe Akademisë së Tiranës dhe mbështetësit e saj të ndryshëm. Kjo është një tjetër tradhti në perspektivë.

A është kjo një bashkëpunim politik me Greqinë?  A është një aleancë okulte? Ndërsa unë Mathieu Aref Canameti (Arif Mati), për të cilin disa intelektualë shqiptarë madje dyshojnë në identitetin tim, jam nga dy anët e prindërve etnikisht, trashëgimisht, moralisht dhe atdhetarisht më shqiptar se të gjithë ata që dyshojnë në identitetin tim. Ashtu pra u bëra një ngatërrestar që i shqetëson ata falë veprimeve të mia për më shumë se pesëdhjetë vjet të kushtuara çështjes Pellazgo-kombëtare. Unë ende jam në këmbë për të zbuluar mashtrime historike të tjera falë këmbënguljes time të palëkundshme, vullnetit tim të pandryshueshëm, veprimeve dhe tezës sime të mbrojtur shkencërisht me Universitetin Sorbonne të Parisit, Francë.

Këta njerëz të pa aftë dhe ziliqarë duhet ta dinë se përveç studiuesit-hulumtuesit-historianit-etnogjuhëtarit dhe  intelektualit eklektik, filozofit, polemistit, poetit dhe piktorit, unë jam një qenie njerëzore, një patriot nga Shqipëria e Veriut, paraardhësit e të cilit që nga Gjergj Kastrioti  kanë luftuar trup dhe shpirt për sovranitetin dhe pavarësinë e Atdheut të tyre. Rajoni i Matit ishte pjesë e territorit të madh të një fisi të lashtë ilirë i quajtur Albani, i cili shtrihej nga krahina e Durrësit deri në Dibër përmes Krujës, Mirditës dhe Matit dhe kryeqyteti i të cilit ishte Albanopoli, sot Zgërdheshi.

Ky emër “Albëni”, për shkak të rotacizmit të dialektit tosk është kthyer në “Arbëri” në kohën të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot-Skenderbeut. Jam biri i asaj Albënie. Heroi ynë i paharruar, admiruesi i maqedonasit Leka i Madh dhe i nipit të tij epirot “Burri” (në greqisht Π?ρρος, Pyrrh-os i parë  i Epirit 318 – 272 p.e.s.). Gjergj  Kastrioti është krijuesi i vërtetë i shtetit të parë më emrin “Shqipëri” (vendi i shqiponjave) dhe e dinte, sigurisht shumë mirë, historinë e këtij emri të Atdheut tonë.

Krenaria dhe nderi im tipik pellazgo-shqiptar nuk më lejon të gjunjëzohem para atyre që jo vetëm nuk më respektojnë, dyshojnë apo injorojnë identitetin tim dhe atë që unë përfaqësoj për historinë e Antikitetit, por as nuk i njohin cilësitë dhe aftësitë e mija si universitar, shkencëtar dhe historian të antikitetit dhe sidomos specialist i Pellazgëve paraardhës të Shqiptarëve. Ata as nuk e dinë që në Francë ose në një vend tjetër të civilizuar nuk merret një gradë doktorature duke fryrë fletët e saj ose duke e blerë nga tregtarët e paskrupullt, por duke ndjekur mbrojtjen e një teze e ndërtuar sipas rregullave shkencore të rrepta. Për shembull, më pohime të pakundërshtueshme si dhe prova, argumente bindëse, analiza të thella, dëshmi të shumta, referenca të verifikueshme, etj.

Mathieu Aref-Doktor i Historisë dhe Qytetërimit të Antikitetit, Universiteti Sorbonne, Paris

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull