Bie nga lartësia duke punuar, vdes 46-vjeçari në Tiranë

1 Minuta Lexim

Një aksident me pasojë vdekjen në punë, ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të kryeqytetit.

Viktimë ka mbetur një 46-vjeçar që ka rënë nga lartësia, ndërkohë që policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Burime bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është shtetasi  Gjovalin Pepa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.03.2022, rreth orës 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull