Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Durrës, tha se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurit është rritur trefish dhe një pjesë e ndërtimeve dhe investimeve në vend janë ndalur.
‘Ndërkohë që ne përpiqemi me plnë tona të ecim më shpejt, vjen tërmeti, e pastaj pandemia, dhe pastaj kemi edhe pasojat e një lufte që zhvillohet gjetkë. Për shkak se ekonomia është e lidhur ndihet edhe këtu. Edhe në Australi rriten çmimet për shkak se ka një luftë në Ukraina. Është e gjithë bota në këtë situatë. Rusia është një nga prodhueset kryesore të drithërave. Edhe hekuri edhe lëndët të para siç është Ukraina janë rritur. Janë dy forca në një luftë të cilat kanë çoroditur gjithë botë. Sot kanë ndalur pjesa më e madhe e ndërtimeve dhe investimeve, sepse hekuri është rritur trefish. Hekuri është themelor në ndërtim. Për të vazhduar ato nuk mund të zbatojnë kontratën, pasi kontrata është me çmim më të lirë.‘- tha Rama.
Deklarata
Ka ndaluar pjesa mëe madhe e investimet publik dhe private. Pse? Sepse është rritur çmimi i hekurit. Kontratata tona është me çmimin e hekurit tre herë më lirë dhe tani për ta vazhduar ata, na thonë se nuk mund të vazhdojmë të zbaotojmë kontratën dhe ka ndodhur kjo. Çfarë do të bëjmë ne, do të shtojmë financat apo të japim “Ok”. Ne kemi thënë stop. Dikush thotë se lëri më mo investimet, është një fjalë goje, por do të thotë se të lësh njerëz pa punë, e të heqësh dorë nga të gjitha taskat. Rënia e investimeve do të thotë rënie e të ardhurave. Kush e rrit ekonominë në një familje e rrita puna që bën baba e nëna.
Ajoqë po bëjmë ne është diçka që nuk ka bërë asnjë vend, Franca ka ëbrë një kompsenim, ne po bëjmë një kompensim të enerjigsë. Është i treti vit që kemi reshje të pamjaftueshme dhe madje të ulëta. Digat kanë shkuar në nivelin kritik.