Tragjike në Tiranë/ Gjendet i vdekur 37-vjeçari brenda në shtëpi

1 Minuta Lexim

Një person u gjet i pajetë mbrëmjen e të dielës në Tirane.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Yzberishtit.

Policia paraprakisht bëri të ditur se viktima, rreth 37 vjeç, dyshohet të jetë vetëvarur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull