Ajo që është konsideruar si dasmë simbolike e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi me deputen Marta Fascina, ka pushtuar rrjetin orët e pasdites këtë të diel.
Ndonëse ende nuk është një martesë e ligjëruar (për shkak të mosmarrëveshjeve për trashëgiminë për pasurinë e tij), për 85-vjeçarin Berlusconi dhe partneren e tij 32-vjeçare, ceremonia është organizuar me të gjitha detajet e dasmave zyrtare.
Ish-kryeministri italian ka shijuar ‘festën e dashurisë’ të shtunën e 19 marsit dhe bashkë me Marta Fascina janë shoqëruar edhe nga miq të ngushtë.
Ceremonia e martesës me Marta Fascina, deputete në partinë e tij “Forza Italia”, u organizua në një vilë historike “Villa Gernetto” në Lesmo, në veri të Milanos.
Pesë fëmijët e rritur të Berlusconit duket se ishin të indinjuar me vendimin e babait të tyre për t’u martuar me Fascina, gjë që do t’i kishte dhënë asaj një pretendim për pasurinë mbi 5 miliardë paund.