Një ngjarje makabre ka tronditur mëngjesin e sotëm Italinë, ku bëhet me dije se një 44-vjeçar vrau dy djemtë e tij 13 dhe 7 vjeç dhe më pas u vetëvra në shtëpinë e tij në Varese, Itali.
Sipas mediave italiane, burri ishte në proces të ndarjes nga gruaja e tij, e cila mëngjesin e sotëm do të merrte fëmijët nga babai i tyre, me të cilin kishin kaluar natën. Mjeku ligjor dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje.
Ka qenë nëna ajo që ka zbuluar trupat e dy fëmijëve të saj, një vajze 13-vjeçare dhe një djali 7-vjeçar, të cilët kanë vdekur në banesën e ish-bashkëshortit të saj tashmë. Ky i fundit do t’i kishte goditur me thikë për vdekje fëmijët para se të kryente vetëvrasje.
Gruaja kishte shkuar të merrte fëmijët dhe kishte ngritur alarmin . Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca të 118, karabinierët e Luino-s dhe Varese-s si dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Alberto Rossi.