Hidhet shorti i Botërorit ‘Katar 2022’: Shqiptarët e Zvicrës kundër Serbisë; Spanja përballet me Gjermaninë

1 Minuta Lexim

Hidhet shorti i Botërorit 2022 në Doha të Katarit. Nga hedhja e goglave janë përcaktuar 8 grupet me nga 4 skuadra.

Nuk kanë munguar grupet e forta të dala nga shortit, ku spikat grupi ku është Zvicra, pasi do të përballet me Serbinë, Brazilin dhe Kamerunin.

Po ashtu, dy skuadrat e fuqishme Gjermania dhe Spanja u pozicionuan në grupin E dhe do të përballen që në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar.

Gara fillon më 21 nëntor, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

Grupi A: Ekuadori, Senegali, Katar e Holanda

Grupi B: Angli, Iran, Amerikë, Ukrainë vs Skoci ose Uells

GRUPI C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia

GRUPI D: Franca, Peru-EBA/Australi, Danimarka, Tunizia

GRUPI E: Spanja, Kosta Rika-Zelandë e Re, Gjermania, Japonia

GRUPI F: Belgjika, Kanada,Maroku, Kroaci

GRUPI G: Brazil, Serbia, Zvicër, Kamerun

GRUPI H: Portugali, Ghana, Uruguai, Koreja e Jugut

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull