Vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen e Sali Berishës si person “Non grata” është i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm, ndaj dhe çdo lloj komunikimi me të i autoriteteve zyrtare është i ndaluar. Në të kundërt të kësaj Berisha, mashtrueshëm, ngre pretendime se deri në kërkimin e ndjesës nuk do të vizitojë SHBA, një pretendim absurd dhe lojë idioteske logjike me publikun lokal.
Nga Anisa MUÇAJ-
Në Gjykatën e Parisit ku ish kryeministri Sali Berisha pretendon se ka ngritur padi kundër sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Blinken, askush nuk është në gjendje të të japë një informacion. Nuk konfirmohet asnjë seancë gjyqësore, madje as ajo paraprake ku rëndom përfshihet dëgjimi I pretedenduesit.
Vetë zoti Berisha i pyetur herë pas here nga mediet në Tiranë nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje qoftë edhe informuese. Madje në mesin e muajit mars i pyetur tek “Ora News” se çfarë po ndodh me procesin gjyqësor të hapur prej tij në Paris, shtoi se nuk ka asnjë informacion. Po merret avokati, i cili është I famshëm në Francë dhe në Europë, por nuk kam asnjë dijeni se në çfazë ndodhet.”
Në datën 5 prill i pyetur në emisionin “Debat” të televizionit “A2-CNN” për të njëjtën gjë, shtoi se : “Çështja është në gjykate. Se ç’po bën gjykatësi me të nuk e di. Unë nuk po merrem me ndjekjen e problemit, por i besoj avokatit tim, një nga më të shquarit në Francë dhe Europë”.
Ndërkohë që nuk harron të paraqesë për herë të parë aspektet e vështirësisë së këtij procesi të pretenduar prej tij: Sipas Berishës, “e vërteta është që si çështje ajo ka pro-të dhe kundrat e veta.
Pro saj, është që shpifja dënohet aty ku del dhe se për shpifjen nuk ka imunitet. Kundra saj, është fakti që asnjëra nga palët nuk është qytetar francez, pra ka çështje juridiksioni, por ka edhe një imunitet të fortë të Sekretarit amerikan të Shtetit, por për shpifjen kjo nuk duhet të ekzistojë. Ka disa dizavantazhe, prandaj kam ndjekur rrugën e transparencës më të madhe”.
Vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen e Sali Berishës si person “Non grata” është i pakthyeshëm dhe I panegociueshëm. Pas këtij vendimi çdo lloj komunikimi me të është ndaluar dhe asnjë autoritet apo përfaqësues zyrtar nuk ka asnjë komunikim. Në të kundërt të kësaj zoti Berisha mashtrueshëm ngre pretendime se deri në kërkimin e ndjesës nuk do të vizitojë SHBA, një pretendim absurd dhe lojë idioteske logjike me publikun lokal.
Po gjatë emisionit “Debat” publikisht pretendoi se ambasadoria e SHBA në Tiranë Yuri Kim i paska dërguar persona për të negociuar. Burime diplomatike u shprehën për “Arbëria News.net” se një pretendim i tillë është abuziv dhe i vetësajuar. Lojrat politike të një politikani si ai që është investuar për vendin e tij për të mbetur në realitet problematik dhe në tranzicion, janë ndër aktet e fundit të karrierës politike të tij, e cila sipas këtyre zërave, do të ketë thjesht një përfundim të shpejtë me kontekste negative dhe me kosto për Partinë Demokratike e cila ndodhet në krizën e thellë për shkak të këtij politikani.
©Copyright: Arberia News.net
THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbëria News.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.