I shpëtoi 2 atentateve, jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare

2 Minuta Lexim

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen.

Dyrmishi është emëruar në këtë post në vitin 2017. Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, por kujtojmë se Dyrmishi është përmendur në media pasi ndaj tij janë bërë dy atentate, të cilat fatmirësisht nuk kanë patur pasoja për jetën.

Në nëntor 2018, Dyrmishit iu vendos një sasi tritoli në makinën e tij, por nuk tritoli nuk arriti të shpërthente pasi Dyrmishi e pikasi dhe lajëmroi policinë.

Në një prononcim për mediat asokohe Dyrmishi mohoi që të ketë qenë ai shënjestra e atentatit:

“Nuk mendoj që jam unë shënjestra, sepse s’kam konflikte me persona të tjerë. Unë në të gjithë Durrësin eci në këmbë. Mund të jetë dikush tjetër objektivi dhe shënjestra.”

Ndërkohë në tetor të 2019 PD denoncoi se kreut të Këshillit Bashkiak në Durrës Ani Dyrmishi i është bërë atentat me armë, por policia e ka fshehur ngjarjen.

Në një deklaratë për median, Ferdinand Xhaferri u shpreh:

“Ditën e hënë duke u gdhirë e martë, në qendër të Durrësit në lagjen nr 4, si pasojë e përplasjes të bandave të rilindjes goditet me armë Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi.

Drejtori i policisë i qarkut Durrës, rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave të PS-së, e ka fshehur ngjarjen.”

Dyrmishi zëvendësoi në postin e drejtorit të hekurudhave ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull