Nga Përparim KABO –
Nese ju ne rruge apo ne salla , thjesht apo solemnisht perbetoheni se do beni me shume se detyren per popullin per zhvillimin per sigurine…duke degjuar zerin e qytetarit…une dua tu pyes…
A mund te na tregoni se ku punon bashkeshorti apo bashkeshortja juaj?
Ku studjojne femijet tuaj?
Sa banesa apartamente apo vila keni?
Sa autovetura skafe jahte apo mjete te tjere keni?
Sa pasuri te patundeshme dhe para keni neper banka?
A keni vile ne kodrat e Tiranes apo plazhet dhe sa i keni blere?
Ku ju punon vellai motra kunati kunata baxhanaku apo femijet nese i keni ne marrdhenie pune?
A keni njeri nga gjaku juaj qe punon ne dogane tatime dhe prej sa vitesh?
A mund te na tregoni sa mijera apo qindramijera euro kane marr grate tuaja nga dhenes te ndryshem vendas apo te huaj per OJF qe ato drejtojne?
A mund te na tregoni se cilet jane miqt tuaj qe ju ndihmojne te kontrolloni territorin per te mbledhur vota?
A mund te thote njeri nga ju se paku njeri, se ne kete rast gabova kur e nxora voten nga bota e krimit?
A mund te thoni cfare kapitalizmi po vendosni ne kete vend per me shume se 30 vite, prodhues, tregtar, rantier, te perzjere apo grabitqar?
A mund te keni kurajon te beni nje pyetesor me tre pyetje
1-a besoni me te ne?
2- a eshte Shqiperia vendi ku doni te jetoni?
3- a keni besim se ne nje te ardhme te afert do ndryshoje gjendje pozitivisht ne raportin mes asaj qe keni dhe asaj qe ju doni dhe duhet te keni?