Oligarkët po kapin tregun mediatik

2 Minuta Lexim
Grupi “Balfin” i Zamir Manes tek TV “Scan”, Kastrati tek “Euronews”. Më parë Klodian Allajbeu dhe Bashkim Ulaj tek “ABC News” dhe “A2 CNN”. Të gjitha grupet e fuqishme të biznesit po hyjnë në tregun mediatik. Por shkaku është…
Nga Klodian TOMORRI –
Nga ana kontabel shitja e “Euronews” ngjan me shume si operacion shpetimi financiar, dmth bail out. Ne vetem dy vjet aktivitet, totali i detyrimeve te shoqerise rezulton 773 milione leke. Shume borxhe per kaq pak kohe.
Si rezultat “Euronews” kishte deri ne fund te vitit 2020, plot 60 milione leke detyrime me shume se sa totali i te gjitha aktiveve te saj. Pra, ndermarrje me kapital negativ. Me ato shifra Euronews nuk kishte dhe shume jete. Dmth nje aset mirefilltazi toksik.
Megjithate tani ndryshojne llogarite. Fillimisht duhet pare, nese bleresi, dmth Kastrati, ka marre persiper edhe detyrimet e prapambetura te kompanise apo jo.
Gjithsesi keto levizjet e reja ne tregun mediatik jane interesante. “Balfin” tek “Scan”. Kastrati tek “Euronews”. Me pare Allajbeu dhe Ulaj tek “ABC News” dhe “A2 CNN”. Te gjitha grupet e fuqishme te biznesit po hyjne ne tregun mediatik. Por shkaku eshte edhe me interesant.
Shkaku ishte njeri me rroge te madhe, qe here pas here rriste tarifat e reklamave. Dmth mblidhej bordi aty, si keto bordet e cmimeve te Rames, caktonte tarifat e reja te reklamave dhe leshonte faturat perkatese.
Ndaj ne nje aspekt kjo ngjan me luften e ftohte. Kur armatoset dikush me arme berthamore je i detyruar te armatosesh dhe ti. Teoria e mutual destruction. Eshte ajo qe ruan paqen ne bote. Po ma hodhe bomben berthamore, ta hedh dhe une ty.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull