Territori shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash.
Sipas MeteoAlb, në orët vijuese parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celsius deri në 20 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.