Presidentët e katër shteteve evropiane kanë udhëtuar në kryeqytetin e Ukrainës për të takuar presidentin, Volodymyr Zelensky.
Ata janë presidentët e Polinisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar një këshilltar i presidentit polak, Andrzej Duda, Jakub Kumoch.
“Vendet tona po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky”, shkruan këshilltari në “Twitter”.
Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, vizitoi qytetin të shtunën.