Dita e 48-të e agresionit, Ukraina tregon humbjet që i janë shkaktuar Rusisë

1 Minuta Lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte thënë më herët se forcat ruse janë përballur me “humbje të pariparueshme” që nga fillimi i agresionit të tyre 48 ditë më parë.

Dhe një gjë e tillë konfirmohet edhe nga të dhënat e autoriteteve ushtarake atje, sipas të cilave, deri më 13 prill, rusët kanë humbur rreth 20 mijë ushtarë në Ukrainë, apo thënë më saktë, 19800 trupa, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, po sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, gjatë agresionit rus janë shkatërruar edhe 158 aeroplanë rusë, 143 helikopterë, 739 tanke, si dhe 358 njësi artilerike.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rusëve u janë shkatërruar edhe 116 sisteme raketore, 132 dronë, si dhe 1964 automjete të blinduara.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull