Ishte një ndeshje shumë komplekse dhe me dritherima deri ne fund ajo që Lazio përjetoi ndaj Milanit, në humbjen 2-1 në Olimpico. Që nga fillimi i pjesës së dytë, skuadra e Sarrit vuajti jashte mase ndaj presingut asfikesues te Milanit dhe u rrëzuan në minutat e fundit të ndeshjes.
Kulmi i vështirësive u materializua në momentin e golit vendimtar të Tonalit. Një veprim, ai që çoi në golin e fitores së kuqezinjve, i mbushur me gafa dhe keqkuptime mes shokëve të skuadrës. Marusic u la në mëshirën e presingut të Milanit, Acerbi i pakoordinuar në tentativën për t’u rikthyer në zonën e rreptësisë, mbrojtësit e tjerë jo shumë reagues ndaj topit brenda zone.
Një shfaqje qe mori reagime dhe kritika te shumta nga tifozeria e Lazios. Te gjithe te acaruar veçanërisht me Acerbin, i përfshirë tashmë në disa mosmarrëveshje me ata gjate sezonit, aq sa kane kerkuar largimin e tij.
Mbrojtësi u kap nga kamerat pak sekonda pas golit të shënuar nga Tonali, në një imazh që u bë viral brenda pak minutash: në fytyrën e tij duket një buzëqeshje, dukshëm e hidhur, e cila, megjithatë, ka një ndikim të parë. Ajo shpërtheu zemërimin e lojtareve të Lazios. Dhe jo vetëm!.
Acerbi në fakt u përball nga shoku i skuadrës Marusic pak çaste pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit të Guida. Në një sekuencë tjetër të transmetuar nga Serie A, pamje me ndikim të fortë: anësori boshnjak i afrohet shokut të skuadrës, i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga rezultati përfundimtar.
I zemëruar i bërtet disa fjalë nga disa centimetra largësi. Është e vështirë të rindërtosh me saktësi se cfare i tha, por mesa duket mesazhi i synuar për ish-mbrojtësin e Milanit nuk duket si mesazh i butë…
Marusic anger and Acerbi wont to see his face. 🤡#laziomilan #lazio #acerbi #marusic pic.twitter.com/1wNL5xvoWa
— FERZIO (@ferropahlevi) April 24, 2022