VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në depot e naftës në Rusi, ja dyshimet e para

1 Minuta Lexim

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në depot e naftës në qytetin rus Bryansk, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve – duke u thirrur në deklaratat e shërbimeve emergjente, të cilat nuk dhanë detaje.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë shenjë që zjarri ka të bëjë me luftën në Ukrainë, pavarësisht që zyrtarët rusë javën e kaluar thanë se helikopterët ukrainas kanë goditur disa ndërtesa.

Bryansk është qendër administrative 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën – në afërsi të rajonit Sumy dhe Chernihiv dhe rreth 380 kilometra larg Moskës – kryeqytetit të Rusisë.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se para zjarrit kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme, por akoma një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as për çfarë lloj shpërthimi po bëhet fjalë.

Kujtojmë që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe deri më tani nuk ka kursyer askënd – duke bombarduar shkollat, spitalet e teatrot.

Madje në Bucha po akuzohen se kanë kryer masakra dhe gjenocid mbi civilët ukrainas, që ishin të rrethuar nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull