Grupi i rithemelimit publikon peticionin për largimin e ambasadores Yuri Kim, reagon Spartak Ngjela : A e dinë shqiptarët, që Saliu dhe kompania e tij i kanë grabitur?

2 Minuta Lexim

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale për peticionin e ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Postimi i plotë:

Në Shqipëri nuk ka më forcë as Brogradi as Moska.

Kjo është zonë amerikane. Vetëm të korruptuarit kanë shpresë ende te Moska, kur kjo nuk po del dot nga Ukraina. Për të qeshur është, por këta të korruptuar nuk kanë kapacitet mendor.

Të gjithë këta e dinin Rusinë superfuqi me potencë të lartë.

Ukraina u tregoi të korruptuarëve shqiptarë që po presin procesin penal kundër tyre në Tiranë, se Moska është pa para dhe pa forcë.

Amerikanët po tallen, ndërsa aeroplanmbajtësja Truman, po vjen sërish në Adriatik.

Më qesharakë janë gazetarët prorusë në Tiranë. Kurse Saliu kërkon peticion kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Domethënë po i kërkon dorëheqjen presidentit amerikan Joe Biden. Humor si ai i Ushtarit të Mirë Zhvejk ky. Po, ku kupton Saliu!

Është për të qeshur. Kurse shqiptarët e peticionit Sali, po bëhen me hajdutët.

Po ambasadorja Yuri Kim çfarë po bën?

Ajo po kërkon të shpronësohen hajdutët e shqiptarëve. Domethënë është në favor të shqiptarëve.

Po shqiptarët e dinë që Saliu dhe kompania e tij kanë grabitur shqiptarët?

Sigurisht që e dinë.

Po këta që ulërasin me çjerrmë për Saliun e dinë?

E dinë, por ata ashtu e duan, se kanë urrejtje për Perëndimin: janë shumë inferiore kundrejt qytetërimit perëndimor.

Po çfarë janë këta, osmanë?

Shumica osmanë injorantë janë. Por pa forcë, prandaj këlthasin me çjerrmë prej të marri, por janë edhe të trembur.

Po çfarë çdo bëhet më tej?

Këta otomane janë të humbur me gjithë Saliun. Por shpresa vdes e fundit, sidomos për injorantët e egërsuar kundër qytetërimit.

Po, a janë të shumtë në numër këta antiperëndimorë?

Jo. Këta janë një përqindje papërfillshme në funksion të votës së lirë.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull