Firdeus Berberin, 21 vjeç dhe Greis Maxharin, 23-vjeç janë dy të rinjtë që i bën atentat Joan Mucllarit duke e plagosur atë në këmbë dhe kokë. Fotot e dy të rinjve tashmë janë bërë publike. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Pogradec.
Mësohet se 22-vjeçari është qëlluar me thikë afër kokës dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë.
Muçllari pasi u paraqit në spitalin e Pogradecit me këmbët e veta, iu nënshtrua ndihmës mjekësore, dhe më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë që Berberi dhe Maxhari janë shpallur në kërkim nga policia.
Kujtojmë se familja Muçllariu ka qenë edhe herë të tjera pjesë e disa sulmeve kriminale, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov ndaj hotelit në pronësi të tyre në Tushemisht, madje në mes të sezonit turistik.