Mediat në mbarë botën vijojnë që të tregojnë përmes fotografive apo videove të ndryshme luftën në Ukrainë. Bombardimet e forcave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk kursejnë as jetën e fëmijëve.
Së fundmi, mediat kanë publikuar imazhet e një babai ukrainas që po u jepte lamtumirën e fundit tre pjesëtarëve të familjes së tij.
Yuri Glodan shfaqet i shkatërruar teksa varrosi në të njëjtin ditë vajzën e tij vetëm 3-muajshe, Kira, bashkëshorten Valeria dhe vjehrrën e tij, Lyudmila.
Pamjet që vijnë nga kjo ceremoni mortore janë rrëqethëse, ndërsa Glodan shihet duke qarë me dënesë mbi arkivolin e vogëlushes së tij.
Duke shtrënguar një nga lodrat e saj të preferuara, Yuri kishte vazhdimisht një pyetje që i rrinte në mendje: “Përse kjo duhej t’i ndodhte familjes së tij të vogël? Vajzës së tij syshkruar vetëm 3-muajshe?!”.
“Daily Mail” shkruan se shuarja e tre brezave erdhi si pasojë goditjes së apartamentit ku ato jetonin nga dy raketa ruse. Nga ky shpërthim humbën jetën edhe 8 persona të tjerë.