Vagina është një organ shumë i rëndësishëm në trupin e gruas, por për të dihet shumë pak.
“Kur bëjmë ekzaminime në klinikë i japim pacientes një pasqyrë për ta parë dhe në të shumtën e rasteve, kjo është hera e parë që ato e shohin nga afër”, thotë gjinekologu Lauren Streicher.
Shumë njerëz nuk dinë as termin e duhur për këtë organ.
1.Vagina pastrohet vetë
Po,vagina është një organ që vetpastrohet.Bakteret në vaginë,qoftë dhe ato të domosdoshmet të quajtura lactobacillus, janë si një vakum që e pastrojnë atë nga bakteret e tjera dhe myku që mund të krijohet aty.
2. Nuk mund “të humbasësh” gjëra në vaginë
Historitë e bujshme në rrjet për vajza që nuk kanë hequr dot tamponët kanë bërë jo pak zhurmë, por aty nuk mund të humbasësh gjëra.Të gjithë mendojnë se ajo është fillimi i një rruge të gjatë megjithatë ajo nuk është gjë tjetër veçse një “rrugë qorre”.
3.Vagina dhe vulva nuk janë e njëjta gjë
Gjinekologët thonë se shumë prej pacientëve i ngatërrojnë shpesh me njëra tjetrën. Streicher thotë se ka akoma gra që thonë se kanë dhimbje në vaginë në vend të vulvës. Ajo çka ju shihni është vulva ndërkohë vagina është e brendshme.
4.Gjatë eksitimit thellësia e saj rritet
Streicher thotë se shumica e grave nuk i kushtojnë rëndësi kësaj. Gjatë eksitimit ka një rritje të presionit të gjakut në organin gjenital duke rritur gjerësinë e saj për të qenë me e lehtë për organin mashkullor. Nga ana biologjike kjo është arsyeja se pse ne kryejmë marrdhënie seksuale, thotë Streicher.
5.Vagina nuk është pa aromë
Pavarësisht përdorimit të produkteve larëse dhe aromatizuese, Streicher thotë se është krejtësisht normale që vagina të ketë aromë. Madje aromatizuesit dhe produketet e tjera për aromën e saj nuk janë të këshillueshme. Megjithatë aroma e saj e rëndë mund të jetë shenjë e një infeksioni.Në të tilla raste këshillohet të bëni një vizitë tek specialisti.
6.Vagina dhe vulva kanë forma e përmasa të ndryshme
Si të gjitha pjesët e trupi dhe këto duken ndryshe në trupa të ndryshëm.Shumë gra nuk ndihen mirë me pamjen e saj ,megjithatë një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi në trupa të ndryshëm ajo është në përmasa të ndryshme.