Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Si u vra 23-vjeçari pas iftarit, autorët i dolën në pritë

2 Minuta Lexim

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Kujtojmë se i vdekur në Klinë ka mbetur i riu Fazli Hoxha dhe shkak për këtë ka qenë një sherr i ndodhur në Itali.

Viktima kishte rrahur në Itali vëllanë e të dyshuarve (njërin nga të dyshuarit) dhe ata donin të marrnin hak.

Ata i dolën në pritë familjes së tij pas darkës së iftarit në një parking restoranti dhe e qëlluan me armë Fazli Hoxhën, ku të plagosur mbetën edhe dy vëllezërit e këtij të fundit.

Mësohet se katër të arrestuarit për vrasjen e 23 vjeçarit janë vëllezër. Ata janë: A.G. ?lindur me ?1980, N.G.?lindur më ?1992, A.G.?lindur më ?1998, B.G.?lindur më ?1985, B.G.?lindur më ?1974.

I pesti që dyshohet për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale është xhaxhai i të dyshuarve. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit për të shkuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë ndihmuar edhe në aspektet e tjera për kryerjen e vrasjes.

Të dyshuarit janë në ndalim për 48 orë e pritet që prokuroria themelore e Pejës të bëjë kërkesë për paraburgim gjatë ditës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, ku po zbardhen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull