Janë shtrenjtuar sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur me 10 lekë për litër.
Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur se një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot. Ky vendim është marrë më datë në datën 27 prill dhe vetëm ditën e sotme është bërë publik. Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.
Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.