Thelbi i politikës, interesi i vet

2 Minuta Lexim

Nga Fitim ZEKTHI –

Thelbi i politikës ka të bëjë me aftësine e politikanëve dhe partive për tu tërhequr nga interesi i vet, për të lëshuar, për të parë nga vetja me reflektim dhe për të pranuar ide, vokacione, virtute, fuqi që nuk cojne perpara interesin tënd, që e kufizojnë pushtetin apo oreksin tënd, që mbrojnë një ide politike, një interes politik të ndryshëm nga i joti.

Politika jone ne vite, po e tregon egersisht edhe sot, quan hapje, leshim pushteti, pranim te idese apo virtutit politik qe kufizon epshin tend thirrjen ne organizate, bashkimin ne nje koalicion te njerezve apo individeve qe moralisht apo profesionalisht, nga bota ideore apo ideologjike, nga pasuria shpirterore apo dashuria per atdheun nuk kane asgje dhe nuk kane patur asgje, nuk kane treguar tash sa vjet asgje.

Keto thirrje, keta njerez kane qene vertet kundershtare apo armiq, kane qene vertet te sulmuar egersisht per moral te ulet dhe kane sulmuar te tjeret apo ftuesit e sotem per moral te ulet dhe korrupsion por thirrja e kundershtareve apo armiqve, bashkimi i cdo kundershtari apo armiku, bashkimi i cdo te sulmuari apo sulmuesi nuk tregon fuqi dhe reflektim, nuk tregon ide apo vokacion politik, nuk tregon force morale apo virtut.

Ajo tregon kalbezim, dobesi, paaftesi. Ajo tregon saktesisht te kunderten e hapjes, te kunderten e forces per reflektim. Kjo lloj sjelljeje, ky lloj bashkimi i kundershtareve apo armiqve eshte i natyrshem ndishta sepse ata jane vetem armiq te eger per interesin personal politik por moralin dhe virtutet ndoshta i kane njesoj. Kjo lloj sjelljeje ka dekada mes nesh, sidomos qe nga 1945-a.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull