Edvin Kulluri ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij nuk ishte fitues në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ai shkruan me ironi se “Këshilli Kombëtarë i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi parimin e konservatorizmi që mbështet vlerat e familjes”, duke marrë shembull që vetëm 2 familje kanë rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Reagimi i Edvin Kullurit:
Meqenese konservatorizmi mbeshtetet forte tek vlerat e familjes, Keshilli Kombetar i dale dje nga Kuvendi e permbushi plotesisht kete parim!
Vetem nga 2 familje ka rreth 13 anetare te Keshillit Kombetar!
Urime dhe perpara drejt fitores kunder rregjimit te Edi Rames!