Gara për kreun e PD-së, Edvin Kulluri tërhiqet: Nuk bëhem pjesë e farsës

5 Minuta Lexim

Sali Berisha duket se do të garojë i vetëm për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që po organizohen nga Komisioni i Rithemelimit, që do të mbahen në datën 22 Maj.

Deri tani asnjë kandidat nuk ka shpallur kandidaturën përballë tij, dhe i vetmi që kishte shprehur interesin, Edvin Kulluri ka vendosur të tërhiqet.

Kulluri shpjegon arsyet në postimin e tij, ndërkohë që zgjedhjet i konsideron farsë, dhe Komisionin që i organizon antistatutor.

Ai shprehet se nuk mund të bëhet pjesë e një farse të tillë, dhe nuk mund të jetë një rival kukull përballë Berishës.

I pyetur gjatë ditës së djeshme nga gazetarët, se çfarë do të bënte në rast se nuk kishte rivalë përballë për kreun e PD-së, Berisha tha se ai ka për qëllim vetëm votëbesimin nga anëtarët, dhe se çfarë bëjnë të tjerët, nuk mund të jetë në dorën e tij.

“Gara ime i nderuar zotëri nuk bëhet për rival por për anëtarët e PD, unë paraqitem për të kërkuar dhe fituar votën dhe besimin e anëtarësisë të PD, se çfarë vendimi do të marrin të tjetër për të kandiduar ose jo, ajo s’ka lidhje me mua, ajo është vendim i gjithsecilit dhe i pavarur nga unë.

Cilido që do të kandidojë dhe garantoj se ai komision do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësitë për një garë transparence, nuk ka rival ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rival për veten e tij, këto kërkoni atje tek PS-ja, me Sali Berishën nuk ka kështu gjëra, respektoj rivalët por nuk i shpik rivalët”, tha Berisha. (Lexo lajmin)

Postimi i Kullurit:

Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e nje Komisioni Zgjedhor te vete emeruar pa vendim te Keshillit Kombetar si organ i zgjedhur, qe shpalli procedurat per zgjedhjet per Kryetar te PDSH!

Meqenese para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor eshte anti-statutor; 2) afati per “primare” prej 2 javesh eshte i njejti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lene kohe kandidateve per te bere fushate; 3) ne kete Komision ka anetare te njejte nga ata qe vodhen vota per Lul Braven duke e bere kete proces po aq te pabesueshem; 

4) nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”! Fatkeqesisht PD dhe demokratet po tallen dhe neperkemben po njesoj prej te pakten 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe perfaqesimi!

Propaganda e 11 dhjetorit per “primare” e “sovranitet” vote rezultoi vecse propagande duke zhgenjyer per te disaten here demokratet e ndershem dhe opinionin publik! Per keto arsye, vendosa te mos behem pjese e kesaj farse te shemtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh per demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!

Me shpresen se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje perpjekjet maksimale per te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresen se ka ende nje te ardhme per opoziten!

I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emeruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise ne Partine Demokratike!
Me respekt, Edvin Kulluri!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull