Maqedonia e Veriut e pakënaqur me BE-në

2 Minuta Lexim

Përplasjet e vazhdueshme për çështjet historike me Bullgarinë, kanë bërë që Maqedonia e Veriut të jetë skeptike për zhbllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ndërsa akuzoi unionin se nuk është angazhuar mjaftueshëm për të gjetur një zgjidhe mbi problemin.

STEVO PENDAROVSKI- PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT

“Shanset po bien, sepse fatkeqësisht pala bullgare në muajin e fundit dëshiron ta kthejë historinë në derë të madhe. Nuk e kam fjalën për kryeministrin Petkov, por për faktorë të tjerë brenda dhe jashtë qeverisë bullgare. Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk i kupton argumentet bullgare. Ato nuk bazohen në një axhendë të thjeshtë. Ajo që më shqetëson është se nuk shoh një fokus real të BE-së mbi problemin. Ata nuk ishin mjaftueshëm aktivë.”

Shkupi është i gatshëm të ndryshojë kushtetutën dhe të pranojë minoritetin bullgar, vetëm nëse Sofja zotohet të mos kërkojë asgjë tjetër, në lidhje me këtë çështje.

STEVO PENDAROVSKI- PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT

“Nëse më thoni se duam të garantohen të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk kam asnjë problem me këtë, por si mendoni? Pala bullgare beson se kjo duhet bërë që në fillim – do ta ndryshoni Kushtetutën, do t’i futni brenda dhe kjo do të jetë për ne garancia më e madhe se jeni serioz në respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në vendin tuaj. Para se të fillojmë negociatat, ju po më shantazhoni. Në të njëjtën mënyrë duhet të thoni, nëse ndryshoni Kushtetutën deri në atë datë, atëherë marr përsipër të mos kërkoj asgjë më shumë.”

Duke komentuar zhvillimet politike në vend, ku partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, Pendarovski tha se një gjë e tillë do të bllokonte plotësisht mundësitë për të hequr veton bullgare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull