“Me Genc Prelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘Obobo si do e shtyjmë ne në turne, ky as muhabet s’do të na bëjë’. Dhe përgjigja e Gretës ishte ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, -kështu do të shprehej para disa kohësh Eni Koçi, në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit.
Dy artistët e njohur janë gjithmonë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurrojnë të ndajnë herë pas here detaje nga jeta e tyre e përditshme. Duket se lumturisë së tyre do t’u bashkohet së shpejti një fëmijë. Burime nga “Kryefjala” kanë bërë me dije se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë për herë të parë.
Deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim nga ana e Enit apo Gencit, por shpresojmë të mos vonojë. Nëse lajmi është i vërtetë, stafi ynë i Living i uron më të mirat çiftit.