Edhe pse ka kaluar java e parë e Majit, vendi ende mbetet nën pushtetin e masave të paqendrueshme.
Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites të cilat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për shira të pakët në të gjithë vendin.
Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës vonë përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.