Bëhet me dije se një biznes është sulmuar me lëndë plasëse në zonën e Kamzës në Tiranë.
Burime nga policia shprehen se në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, është konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.