Nick dhe Priyanka publikojnë foton e parë të vajzës, pasi kaloi 100 ditë në kujdesin intensiv

2 Minuta Lexim

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra mirëpritën vajzën e tyre, Malti Marie, në shtëpi këtë fundjavë për Ditës së Nënës, pasi vogëlushja kaloi më shumë se 100 ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit.

Me këtë rast, çifti ndau edhe foton e parë të saj në rrjetet sociale. Në foton e ëmbël, Chopra shihet duke e mbajtur Malti Marie në gjoks, ndërsa Jonas duke i mbajtur dorën e vogël.

“Në këtë Ditë të Nënës nuk mund të mos reflektojmë për këto muajt e fundit dhe slitën në të cilën kemi qenë, të cilën tani e njohim, kështu që shumë njerëz e kanë përjetuar gjithashtu. Pas 100 ditësh në kujdesin intensiv, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi,” –shkroi çifti në një deklaratë të përbashkët.

Chopra dhe Jonas pranuan se udhëtimi i çdo familjeje është unik e ndërsa i tyre ishte sfidues, ata kuptuan se sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment. Ata falënderuan çdo mjek që i ka ndihmuar në këtë periudhë dhe përfunduan me fjalët:

“Kapitulli ynë i ardhshëm fillon tani dhe vajza jonë është me të vërtetë e fortë. Le ta vazhdojmë MM! Mami dhe babi të duan.”

 

Chopra dhe Jonas njoftuan në janar se ishin të lumtur që kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë përmes një nëne surrogate. Çifti janë të martuar prej vitit 2018 dhe që atëherë e kishin shprehur në shumë intervista dëshirën për t’u bërë prindër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull