Ilda Bejleri, së shpejti nënë për herë të parë

1 Minuta Lexim

Panorama Plus ka zbuluar se Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. Ndërkohë Ilda nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi dhe nuk është çudi, duke qenë se ajo gjithmonë e mban shumë diskrete jetën e saj private.

Burime për Panorama Plus kanë bërë me dije se moderatorja është në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Ilda nuk ka folur thuajse fare për partnerin e saj. Edhe pse u ngacmua nga Eni Shehu pak muaj më parë kur ishte e ftuar në “Love Story Talk”, ajo tha vetëm “jam e zënë”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Ndërsa po të njëjtat burime për Panorama Plus kanë thënë se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull