Ditën e djeshme u rikthyen vjedhjet e bankave në vendin tonë.
3 grabitës të armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Koplik dhe kanë marrë paratë e arkës. Burimet bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë 1 mijë euro, 1 mijë dollar dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.
Si ndodhi ngjarja?
Kanë qenë tre persona që kanë hyrë të maskuar dhe kanë grabitur paratë e sportelit të bankës. Ata kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar dhe kërcënuar me armë. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët e cila më pas është gjetur nga policia e djegur në dalje të qytetit.
Autorët më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën benzin dhe mësohet se u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.