Një statujë e madhe e këmbës së majtë të Diego Maradonës do të ekspozohet në Scampia, një lagje në veri të Napolit, ka njoftuar këtë të hënë, Aurelio De Laurentiis, pronar i skuadrës së këtij qyteti.
Ai e shprehu këtë në selinë e Bashkisë së Napolit, ku priti Stefano Cecin, një mik të Maradonës, pasi një riprodhim i këmbës së majtë të argjentinasit prej 500 kopjesh, u ble menjëherë nga koleksionistët në mbarë botën.
“Do të jetë një këmbë tredimensionale, dhjetë metra e gjatë dhe pesë metra e lartë, në një piedestal. Do të jetë një vepër monumentale”,- theksoi De Laurentiis.
Kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, shpjegoi se ideja për statujën erdhi nga Stefano Ceci: “Propozova vendosjen e saj në Scampia, sepse besoj se Maradona përfaqëson simbolin e një njeriu që e ka arritur gjithçka, me talentin e tij, duke arritur majat e botës së futbollit. Detyra jonë është të japim mesazhin që të rinjtë edhe lagjet më të vështira të qytetit tonë mund ta ndjekin këtë rrugë.”