E bujshme/ Italia mund të kualifikohet në Botërorin e Katarit, ja skenari që mund të përfitojnë “axurrët”…

2 Minuta Lexim

“Italia mund të kualifikohet në Botëror Katar 2022”. Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga mediat italiane pas hetimit që hapi FIFA ndaj përfaqësues së Ekuadorit të cilët akuzohen se ka aktivizuar një futbollist i cili nuk ka nënshtetësinë e fanellës që mbante të veshur dhe ka luajtur me dokumentacion të falsifikuar.

Federata e Kilit kishte bërë reklamim për ndeshjet e saj ndaj Ekuadorit, duke argumentuar se Bajron Kastijo, në fakt ishte kolumbian, pasi kishte gjetur një certifikatë lindje të tij të datëlindjes 1995 e jo 1998 si është regjistruar nga Ekuadori. Lojtari ka luajtur 8 ndeshje të kualifikuesve të zonës së Amerikës së Jugut e tashmë Ekuadori mund të humbasë të gjithë ndeshjet në tavolinë, ose të përjashtohet. FIFA ka konfirmuar hetimin dhe tani të gjithë presin me kureshtje të mësojnë se çfarë do të ndodhë pasi situata është shumë e komplikuar.

Sipas “Corriere Dello Sport”, një dënim i Ekuadorit i hap rrugë kthimit të Italisë në Botëror. Sipas saj, shkelja e Ekuadorit është e dyfishtë, pasi ka aktivizuar lojtar që në fakt është kolumbian dhe për më tepër i ka falsifikuar edhe datëlindjen. Kështu, masa mund të mos jetë heqja e pikëve që do të ndryshonin renditjen nëpërmjet të cilës siguroi Botërorin duke avantazhuar Kilin, por përjashtimi nga Botërori. Një gjë e tillë bën që FIFA të aplikojë pjesëmarrjen me ftesë në këtë aktivitet për vendin bosh. Dhe kjo ftesë jepet nëpërmjet renditjes botërore të FIFA-s, duke marrë pikërisht skuadrën që renditet më lart e që nuk ka siguruar praninë. Italia gjendet në vendin e 6 në renditjen botërore e në teori, është e para në listën e pritjes nëse konfirmohet kjo hipotezë e bujshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull