“Kujt i thua këngë paçavure, ti je burrë që lyen thonjtë!/ Plas sherri mes Robert Alisë dhe Agim Doçit

2 Minuta Lexim

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision.

Në studio ka patur debate të forta mes Agim Doçit, që ka qenë anëtar jurie dhe ka votuar pro Hajatit dhe Robert Aliaj, që e konsideron këngën dhe performancën “paçavure”.

Për një moment Doçi është çuar nga studio dhe ka dashur të largohet.

Debati:

Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival. Këngën Magjike se bën dot as ti as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë cfarë është ai mashkull me thonjë të lyer? Të vëmë pikën mbi i.

Robert Aliaj: Kam ndërhyrje.

Agim Doçi: Ty ta kam vënë nofkën unë, nihilist. Në studio nuk bisedoj, shpalos atë që kam përvojën. Si thotë ai pacavure?

Ylli RakipiAshtu mendon ai.

(Agim Doçi çohet të ikë nga studio, por kthehet sërish).

Robert AliajUnë nuk dua të futem në nivel kaq të ulët personal. Dua të kujtoj që arti është detonator dialogu. Nuk merrem me këto budallqë dhe gjëra personale. Kjo është eksperiencë artistike, e cila krijon, bëhet detonator dialogu. Është mjet që mund të bëjë ndryshime, por nuk pretendon të bëjë ndryshime politike radikale. Arti është shumë më lart, është më i thellë. Nuk po merrem me këtë fare. Nëse thashë që ka njerëz përgjegjës dhe dikush ndihet përgjegjës, do të ishte më e virtytshme të merret përgjegjësi. Do të kisha virtytin ta thoja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull