“U kthyen njerëzit duke na parë”/ Antonela zbulon si reagoi Beatrix kur Bora dhe Donaldi u shfaqën bashkë

2 Minuta Lexim

Teksa të gjithë pyetën veten se çfarë po bënte Beatrix Ramosaj kur rrjeti po ziente për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn që u shfaqën krah për krah, përgjigja ishte: Po hante darkë me Antonela Berishën.

Në rrjetet sociale këngëtarja është shfaqur në super formë teksa ka treguar se ka qenë duke darkuar me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP”. Kjo e fundit ishte sot e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe pranoi se ishin bashkë kur këngëtarja e pa lajmin në median online. Mirëpo, nuk tregoi se si e përjetoi ajo.

“U kthyen njerëzit duke na parë”/ Antonela zbulon si

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– tregoi Antonela.

“U kthyen njerëzit duke na parë”/ Antonela zbulon si

Bora dhe Donaldin kanë qenë pak ditë më parë të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku. /Panorama plus/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull