Data 25 maj do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, për shkak se në këtë ditë mbahet finalja e Conference League. Lajmi u bë ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, sipas të cilit pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event sportiv.
Gjithashtu ministri i Brendshëm lajmëroi se 25 maj 2022, do jetë ditë pa makina në të gjithë Tiranën përveç urgjencave dhe nevojave të të gjithë organeve që do merren me mbarëvajtjen e eventit. Po ashtu, deri në orën 18:00, nuk do lejohet të hyjë askush në kryeqytet.
“Qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Pra do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret në vazhdim të masave që po marrim për të organizuar në mënyrë shembullore, një nga eventet më të mëdha siç është finalja e Ligës Europiane, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë nga vetëm nga Italia, por dhe nga Holanda, Deri tani kemi pritshmëri dhe interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për njerëz seç ka kapacitet Air Albania, por marrim të gjitha masat që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë jo vetëm për italianët dhe holandezet. Këto masa janë me ato që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Ajo ditë do të jetë ditë pa makina, nuk do të ketë në të gjithë Tiranën makina, përveç urgjencës, dhe nevojave të të gjitha organeve që do të merret me mbarëvajtjen. Të gjitha asket hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datë 25 deri në 6 pasdite. Kushdo kush do t’i bashkohet festës së finales në 25, që nuk është nga Tirana, mund të vijë në Tiranë pas orës 6 pasdite. Do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe e paparë për Tiranën.”, tha Çuçi.