Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qesharak se sa tallavaja popullore e nisur ne rrjetet sociale. Nga analfabetet disleksike qe propozoheshin neper facebook perfunduam ne lolot politike te propozuar ne korridoret e partive.
Nga Klodian TOMORRI –
Tutkunlleku arriti kulmin kur opozita, ajo e vules, bertiste me krenari per fitore pasi sipas saj kishte marre konsensusin per te propozuar kandidatura per President. Se si mund te bertasesh per fitore politike dhe arritje konsensusi per nje te drejte qe ta njeh Kushtetuta, vetem keta e dine. Perfundimisht me keto qe po bejne keta i veshen institucionit te Presidentit kostumin e lolos.
Nje operacion i SPAK qe duhet te arrestonte personazhe te botes se krimit, perfundoi duke u ekzekutuar me pare ne media dhe portale se sa nga organet e shtetit. Emrat e atyre qe gjasme do ndaloheshin nga drejtesia u shpallen fillimisht ne te gjitha mediat e vendit. Mbeti vetem qe te botoheshin edhe ne fletoren zyrtare. Pastaj agjentet e policise dhe prokuroret qe shkuan te kryenin arrestimet u kthyen me pranga ne brez. Per te mos thene se u kthyen me pranga ne ate vendin tjeter. Edhe keta perfunduan si lolo.
Autoriteti i Konkurrences u thirr per te realizuar nje hetim mbi perdorimin e monopolit ekskluziv nga nje kompani koncesionare ne nje treg te caktuar per te kapur tregje te tjera te lidhura. Ne vend qe te realizonte hetimin, Autoriteti doli me rekomandimin qe te rishikohen tarifat per koncesionarin ne baze te kostos. Cuditerisht te njejten kerkese ka bere pak kohe me pare edhe vet koncesionari ne ministrine e linjes.
Loloizimi masiv i institucioneve po e ben Shqiperine nje vend qesharak. Nga fillimi deri ne fund. Arsyet per kete jane te shumta. Here behen Lolo se fitojne ndonje gje, here se u pelqen te jene ashtu.