Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuara e radhës në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zbuluar se si u pajtua me Donald Veshaj e deri të kënga e saj, për të cilën e tha troç se ishte dedikim për aktorin e humorit.
Pjesë nga intervista:
Donaldi: E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.
Romeo: Si është raporti mes jush?
Semi: As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm shkruante.
Por nuk kanë munguar as disa kunja të vogla pasi në fund të ditës Semi do “hakmerrej” në një mënyrë ndaj Donaldit.
Donaldi: A u gëzove që nuk fitova?
Semi: U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.
Gjatë bisedës Semi ka pranuar edhe se “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin dhe Borën. Ka qenë Yll Limani ai që e ktheu në këngë gjithë historinë e tyre.
Donaldi: Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi?
Semi: Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim.