Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku ka pasur rrjedhje gazi në një karburant në zonën e Shkozetit.
Burime bëjnë të ditur se nga shpërthimi kanë mbetur 2 persona të plagosur, punonjës në pikën e karburantit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.
Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.