Ngjarjet në Tiranë/ Reagon Alibeaj: Këmbanë alarmi për Policinë e Shtetit

2 Minuta Lexim

Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me ngjarjet që ndodhën në komisariatet e Tiranës mbrëmjen e së hënës.

Alibeaj shkruan këto ngjarje tregojnë se sa të pambrojtura janë jetët e shqiptarëve, shqetësim ky që sipas Alibeajt PD e ka ngritur ndër vite.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD shprehet se ngjarje të tilla duhet të jenë këmbanë alarmi gjithashtu thirrje për rivënien e Policisë së Shtetit në shina.

“Breshëri armësh brenda komisiariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit! Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite. Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit!

Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë.
Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.”-ka shkruar Alibeaj në Facebook.

Gjatë mbrëmjes së kaluar katër persona, tre nga të cilët punonjës policie, u përfshin në dy ngjajre të ndryshme me një të vdekur dhe një të plagosur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull