I ftuar mbrëmjen e djeshme në një studio televizive, Sokol Balla ka dhënë përgjigje dhe për marrëdhëniet e tij me kolegët.
Gjatë intervistës Donaldi e pyeti nëse e shihte veten në një profesion tjetër përveç televizionit, ku Balla tha se i pëlqen të shkruajë dhe radioja. Ai gjithashtu ka theksuar se arritja e tij më e madhe e tij ishte në “Top Channel”.
Sa për marrëdhënien e tij me Rudina Xhungën ai e sqaroi njëherë e mirë se mes tyre nuk ka asnjë konflikt apo hatërmbetje.
Pjesë nga biseda në studio:
Donald Veshaj: “Është histori e lezetshme, ku shkon Koli, ikën Rudina.”
Sokol Balla: “Jo nuk është e vërtetë, ne kemi punuar bashkë deri në 2016, pra nga 2005 deri në 2016.”
Donaldi: “Qarkullon një si tip legjende se kudo që shkon ti largohet Rudina.”
Sokol Balla: “Ne kemi punuar 10 sezone bashkë, pse nuk e merrni ndryshe, mund të jetë larguar ajo para se të vija unë, se sdonte të rrinte me mua në të njëjtin televizion. Unë nuk e di.”
Donald Veshaj: “A e shikoni veten bashkë me Rudinën në një televizion?”
Sokol Balla: “Do të ishte bukur që një grup njerëzish që punojnë bashkë, të dalin në pension bashkë e të plaken bashkë.”
Donald Veshaj: “Ku e shikon veten ti në diçka tjetër?”
Sokol Balla: “Mua më pëlqen të shkruaj, më pëlqen dhe radio.”