Mbërrin në Presidencë trupi i ish-presidentit Bujar Nishani/ Të enjten përcillet në banesën e fundit (FOTO)

3 Minuta Lexim

Trupi i pajetë të ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Presidencë.

Në orët e mbrëmjes të së martës, makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku në një ceremoni të improvizuar forcat policore kosovare të kufirit në Morinë nderuan ish-Presidentin.

Mbërrin në Presidencë trupi i ish-presidentit Bujar Nishani/

Të enjten e 2 qershorit në harkun kohor 10:00-12:00 do zhvillohen homazhe sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit. Arkmorti i president Nishanit do ta lerë Presidencën në ora 12:00, për t’ju drejtuar varrezave të Sharrës për ceremoninë e varrimit.

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani:

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

Ish-Presidenti  Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56- vjeçare. Prej më shumë se një muaji ai u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ra në gjendje kome.

Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin një vendim për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.

Nishani u shtrua  në ish Sanatoriumin e Tiranës në datën 20 prill për shkak të komplikacioneve të një pneumonie të mbivendosur mbi fibrozat post covid në mushkëri. Në 23 prill u zhvendos në Gjermani.

Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mushkëri dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i Covid 19 i la në organizëm.

Ai është i dyti ish President shqiptar pas Ramiz Alisë që ndahet nga jeta. Ish-presidenti i parë pluralist pas viteve ’90, Ramiz Alia është përcjellë në 9 Tetor 2011  për në banesën e fundit ndërsa homazhet për nder të tij janë zhvilluar për 1 orë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.

Atë kohë protokolli i shtetit zhvilloi një ceremoni zyrtare, por  pa të shtëna armësh dhe pa bandë nderi e truprojë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull