Është zbardhur dëshmia e motrës së 37-vjeçares Leze Qosja që u gjet dje e pajetë në një kanal në afërsi të By-Passit të Shkodrës.
Ajo ka treguar se e motra është larguar nga banesa që më datë 8 maj, ndërsa denoncimi në Polici është bërë nga 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.
Sipas motrës së Leze Qoses, e reja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër.
Ndërkohë autopsia ka rrëzuar versionin paraprak të policisë që thoshte se viktima kishte në trup shenja dhune. Pas autopsisë që është kryer në spitalin rajonal te Shkodrës, ka rezultuar se Leze Qosa ka disa hematoma, por që nuk konsiderohen ato që kanë shkaktuar vdekjen. Pistat ku po hetohet për zbardhjen e shkaqeve janë ose një vetëhelmim i 37 vjeçares, ose vdekje natyrale