“Është e inskenuar”/ Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi: Djalin e kishin futur ata në dhomë

2 Minuta Lexim

Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrri e vjehrra në dhomë me të dashurin dhe video e këtij momenti u bë virale në internet, ka folur sot në lidhje me ngjarjen.

Ndër të tjera, ai ka hedhur akuza se ngjarja ishte e inskenuar, duke nisur që nga fakti se djali me të cilin vajza e tij u kap në dhomë u morr në mbrojtje nga krushqit e tij. Ai shprehet se ata e kanë goditur dhe ofenduar vajzën e tij, ndërsa shton se dhe ai vetë e ka goditur me një shpullë.

“Familjarët e atyre i kam takuar. Pse s’më thanë ata mua; o Arben, hajde këtu. Në momentin kur erdhi policia, se e kishin bllokuar te dera, vajza veshi vetëm një palë tuta të holla, të brendshme. Nuk kishte dhe i futa një shpullë se nuk e mohoj. Kur del vajza, vjehrra e godet. Dikush e shtyhu vajzën. A shkoi vjehrri më duket, e goditi më shkop dhe vajza ra përtokë, dhe i dolën vidhet jashtë dhe i thonin vajzës; Vishu oj buçe, vishu oj kuçkë.

E mbështes se vajza nuk ma bënte këtë. Unë kur futem në dhomën time me fjet e mbyll derën me çelës, por kur shkova çelësi nuk kishte nga brenda, por nga jashtë. Motra e dhëndrit thotë se djali nuk është futur nga familjarët për tu bërë protagonist, çfarë mund të thoni?

Unë flas për  atë që kam parë. Çfarë kërkonte çelësi nga jashtë? Djali ishte i qetë, e mbronin që të mos e qëlloja unë nga nervat. Ai nuk më kthente përgjigje fare. Ajo që unë kam parë ka qenë e mirëorganizuar e inskenuar mirë. Nuk e di ndoshta vajza ime ka gabuar më parë, por ajo atë nate ishte e inskenuar mirë.”- tha babai

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull